Hidromorava

Shqiponja vjen më ‘ndryshe’ nga Artoni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Simbolikat që e kanë shënuar këtë 100 vjetor historik kanë qenë prej më të ndryshmeve, por në mënyrë jashtëzakonisht artistike përvjetori i krijimit të shtetit tonë vjen me një fotografi epike nga Arton Humolli.

Një prej fotografëve më të mëdhenj në rajon ka shfrytëzuar inspirimin e tij për një foto kushtuar 100 vjetorit dhe pas fotografisë gjysmë-nudo, janë ngjyrat tradicionale ato që dominojnë në foton e re.

Telegrafi ishte i pranishëm gjatë foto-sesionit të Artonit me modelen e njohur Dhurata Lipovica, e cila dukej po ashtu në formë të lartë për këtë sesion unik fotografimi. Dizajnin e veshjes së modeles e ka bërë Njomza Luci, ndërsa për grimin është përkujdesur Sellma Kasumovic.

ARKATANA

“Krahët e shqiponjës që Dhurata ka në trup janë të vërteta. Prapavija e zezë gërshetuar me dritat e kuqe të reflektuara nga aksesorët tjerë shfaqin simbolikën e 100 vjetorit të shtetit tonë”.

“Fotografia është një mënyrë e re, unike, për të shfaqur flamurin tonë, por në të njëjtën kohë duke shpalosur artin dhe kulturën tonë, në bukurinë e pastër shqiptare. Mund të them se është një prej krijimeve të mia më të mira, që e kam punuar me gjithë zemër”, ka deklaruar Artoni.

Fotografia vjen ekskluzivisht për portalin tonë dhe ua jep kënaqësinë ta shijoni para se të shfaqet në ndonjë prej revistave vendore dhe ndërkombëtare.