Shqipja në trevat shqiptare, dëshmi për shkollën e parë të shek.XVI

Kemi 100 vjet shtet, por ende ekzistenca e shkollave te para shqipe mbetet e papërcaktuar duke lënë gjithmonë një debat të hapur mes historianëve dhe gjuhëtarëve.
Në një konferencë të zhvilluar në kuadër të pavarësisë, është adhur një tezë e re për fillesat e shqipes që rrëzon atë të mëparshmën, duke dëshmuar që gjuha shqipe është mësuar më heret në shkolla për efekte fetare, të cilat i kanë fillesat prej shekullit XVI deri në gjysmën e dytë të shek .XVIII.
Për Ministrin e MTKRS-së, Aldo Bumçi, këto debate dhe dëshmi të reja do të shërbejnë për një botim të veçantë që do përdoret më pas në të gjitha kurrikulat mësimore.
Konferenca me titull “Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVIII” është mbajtur në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë nën kujdesin e MKTRS-së në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike për të sjellë dokumente për ekzistencën e shkollave të para, ku është marrë mësimi i gjuhës shqipe.