UBT

Shqipja, gjuhë natyrore e perëndive

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Atdhe Geci

Të gjitha kohët janë në farën e të sotmes.
Prindërit më edukuan ta dua vendin tim,
ti dua motrat, vëllezërit, dhe tërë atdheun.
Unë s´adaptohem me asnjë “nënë” të huaj.
Jam i lindur i dashuruar. Unë punoj natë e
e ditë, që bima ime ta di prejardhjen e vet,
ta di ku e ka rrënjën, nga i vjen gjelbërimi.
Shpirt, Kam mall dhe dashuri për atdheun.
Jam krenar që ADN-ën time e kam të njëjtë
me dardanët pellazg, me ilirët dhe epirotët,
Atdhe i shenjtë, kam ndriçim në kraharor
Unë dhe familja ime në shtëpi flasim shqip,
në gjuhën shqipe të stërgjyshërve të lashtë!…
Gjuha jonë kurrë s´ka pushuar së qeni e
Folur, e shkruar dhe, e aftë të bëjë libër, e
të përkthejë në shqip librat e më dijetarëve.
Me këtë gjuhë natyrore të shqipes, populli
ynë ka bërë këngë, vepra të mëdha të artit,
ndërtime nga më madhështoret për kohrat!…
Kris, gjallë është prona ime gjuhësore dhe
gjenetike e shqipes së lashtë dhe moderne.
Shqipja, gjuhë natyrore e perëndive, është
ndriçim, – mugullimë fjalësh të fjalorit yjor
Atdhe, kurrë s´kam pranuar të jem heshtja,
as i famshëm. Jam i mjaftuar me poezinë
dhe një i vetmjafuar nën këmishën e qiellit!…

ARKATANA

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.