Uji Dea

Shqipja, gjuha e dytë pas gjermanishtes në Kantonin e Lucernit

/ 1 minutë lexim
HW

Pas gjermanishtfolësve, janë shqipfolësit të dytët në listën e përdoruesve të gjuhëve në Kantonin e Lucernit. Sigurisht, dallimi në numër në mes të zviceranëve (gjermanishtfolës) dhe shqiptarëve në këtë kanton është shumë i madh.

Bëhet fjalë për 288.700 persona që flasin gjermanisht dhe për 11.200 sish që flasin shqip, por kjo statistikë tregon se shqiptarët në kantonin e Lucernit janë më të shumtë në numër se italianët, portugezët, serbët, turqit etj.

Menjëherë pas folësve të shqipes vijnë ata të serbishtes dhe të kroatishtes me 10.500 (këtu janë paraqitur në një grup), pastaj të anglishtes (9.400) dhe të italishtes (8.900)

ARKATANA

Këto të dhëna i ka nxjerrë enti statistikor i Lucernit, “Lustat”, dhe i referohen vitit 2012. Ndërsa, i ka publikuar – në kontekst të shpërndarjes së një broshure dedikuar fëmijëve – portali zentralplus.ch.

Për shkak të rrethanave që dihen (shtetësia e re kosovare, fakti se shqiptarët nuk vijnë nga vetëm një shtet etj.) shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk janë sa duhet të dokumentuara në statistikat e Zvicrës. /abinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.