UBT

Shqipëria voton

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka nisur procesi i votimit për të zgjedhur ata që do të qeverisin Shqipërinë katër vitet e ardhshme.

Në orën 7.00 u hapën Qendrat e Votimit, ku pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur 3.271.885 zgjedhës, shifër kjo e nxjerrë nga regjistrimi kombëtar elektronik. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 te dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë.

Kryetarja e KQZ-së, zonja Lefterie Lleshi hapi në mënyrë simbolike një qendër votimi në

“I bëj thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht, të lirë dhe në fshehtësi. Gjithashtu i bëj thirrje komisionerëve të kryejnë detyrën sipas Kodit Zgjedhor dhe të lenë mënjanë ndikimit politike”, u shpreh Lleshi për mediat pas votimit.

Fundamenti

Vendi është i ndarë në 12 qarqe. Të regjistruar si subjekte elektorale janë 66 parti dhe dy subjekte të pavarur. Subjektet politike jane grupuar në dy koalicione: “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë.

Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtaret dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.