FIDANISHTJA

Shqipëria vazhdon me stërvitjen, gati për ndeshjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në pritje të miqësores të së hënës, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka vazhduar me pjesën taktike, duke parë një herë një grup dhe me pas grupin tjetër të ekipit në kombinacionet dhe ushtrimet e ndryshme në fushë, sipas ndarjes së planifikuar.

Gjate gjithë kohës trajneri ka qenë në komunikim intensiv me lojtarët në pjesën taktike të stërvitjes për lëvizjet e tyre ne fushë. Më pas, në 20 minutat e fundit edhe një mini-ndeshje, edhe këtu për të vlerësuar situatat taktike të lojës. Ndërkaq vijon të stërvitet i diferencuar Migjen Basha, i cili dje ka bërë disa ushtrime të lehta veçmas në seancën e pasdites, dhe me tej ka vijuar me pak vrap të lehtë.

FIDANISHTJA

Dita e ekipit përfaqësues ka përkuar me ngarkesën e dy seancave stërvitore. Ndërkohë nesër është planifikuar vetëm një seancë stërvitore, ajo e pasdites.

Probleme fizike te lojtaret nuk ka, përveç Bashës që ka ardhur në grumbullim me shqetësime fizike dhe që bën stërvitje të diferencuar, drejt rekuperimit të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.