UBT

Shqipëria, tregu i vetëm për patatet e Kosovës

/ 1 minutë lexim
KD-gjilan

Hedhja e patateve nëpër kontejnerë të mbeturinave, siç ka ndodhur në Kosovë viteve te kaluara duket se ka marr fund. Tregu për kultivuesit e këtij produkti tani është siguruar. Kështu shpresojnë ata që merrem me prodhimin e patates.

Sivjet thonë se edhe rendimenti është më i mirë. Kurse, treg kryesor e kanë Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkaq, Serbia që ishte alternativë e grumbullimit të patateve, të cilat nuk i pranonte tregu shqiptarë, sipas tyre këtë vit nuk ka nevojë për patate e Kosovës.

KD-gjilan

Çmimi aktual për një kilogram patate me shumicë sillet nga 20 deri 26 cent. Kurse, në tregun me pakicë ai është nga 60 deri 80 cent për kilogram. E, vitin e kaluar bujqit ishin ballafaquar me problemin e shitjes së patates. I vetmi treg për eksport të saj ishte Shqipëria … (Tribuna).