KKVITI

Shqipëria synon sonte fitore kundër Islandës për t’iu kthyer garës për EURO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqipëria do të tentojë t’i fitojë tri pikë të rëndësishme sonte kundër Islandës, në mënyrë që t’i kthehet garës në Grupin H për ta siguruar një vend kualifikues në Kampionatin Evropian 2020.

Sonte në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, ekipi kombëtar i Shqipërisë do ta kërkojë fitoren kundër Islandës – që radhitet e 36-ta në botë, 28 pozita më lart sesa Shqipëria në ranglistën e FIFA-s, raporton Gazeta Express.

Rezultati i kësaj ndeshjeje do të ketë rëndësi të madhe për shpresat e kuqezinjve për ta siguruar një vend në Kampionatin Evropian, pasi që tri disfatat dhe dy fitoret e deritanishme e kanë lënë atë në një pozitë të pafavorshme.

Deri më tani, Shqipëria radhitet e katërta në grup, me gjashtë pikë të fituara nga pesë ndeshje të zhvilluara. Në anën tjetër, tri konkurrente të kuqezinjve – Franca, Turqia dhe Islanda – kanë arritur t’i grumbullojnë nga 12 pikë nga këto pesë ndeshje të para.

Uji Dea

Megjithatë, Shqipëria deri më tani në këtë grup disfatat i ka ndjekur me fitore dhe të njëjtën gjë do të tentojë ta bëjë edhe sonte, pas disfatës me rezultat 4:1 kundër Francës në “Stade de France”, të shtunën.

Skuadra e Edy Reja ende ëndërron të marrë pjesë për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, pas kualifikimit historik në EURO 2016, ku u eliminua pastaj në fazën e grupeve.

Për ta realizuar këtë ëndërr, Shqipëria do të duhet të marrë rezultate të mira në pesë ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve, duke filluar qysh nga ndeshja që do ta zhvillojë sonte në shtëpi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.