GRANDEMALL

Shqipëria spektakulare në Moldavi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një Shqipëri krejtësisht tjetër. Një Shqipëri që shënon shumë gola dhe nuk është më ajo Shqipëria pa plan si ajo e Panuccit ku rrinte vetëm në mbrojtje. Kjo ishte Shqipëria sonte në Chisinau të Moldavisë ku fitoi me rezultat 0-4. Kjo e dërgon Shqipërinë në kuotën e 12 pikëve në Grupin H

Shqipëria ka treguar edhe njëherë se është një Kombëtare tjetër me trajnerin Edi Reja. Ata sonte e kanë përfunduar me shumë sukses përvojën e tyre në Moldavi të cilën kombëtare e kanë mundur me rezultat 0-4.

Golin e parë për Shqipërinë erdhi në minutën e 22-të. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi gol pasi mori një top të mirë nga ish mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Ardian Ismajli.

Goli i dytë për Shqipërinë ishte më shumë një dhuratë nga Moldavia.

Ishte Keidi Bare që shfrytëzoi për mrekulli një gabim të portierit Kosolev për të shënuar në minutën e 34-të te ndeshjes.

Uji Dea

E për të treguar se Shqipëria ka të ardhme aty ishte Lorenc Trashi, i cili u asistua nga Amir Abrashi dhe shënoi në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë prapë u kontrollua për mrekulli nga Shqipëria të cilët kishin posedimin në masën 70 për qind dhe patën diku rreth 7 goditje në portë.

E kur u mundua që ndeshja do të përfundojë me rezultat 0-3, por Shqipëria shënoi edhe golin e katër.

Ishte Odise Roshi që shënoi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes për rezultat 0-4.

Pas kësaj fitore Shqipëria rënditet e katërta në grup me 12 pikë, 3 më shumë ka Islanda në pozitën e tretë kurse dy pozitat e para janë të Francës dhe Turqisë të cilat barazuan sonte 1-1 në Francë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.