Uji Dea

Shqipëria sot voton, nis zyrtarisht procesi

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Në 61 bashki të vendit, janë hapur 5213 qendra votimi, disa prej të cilave janë qendra të veçanta, si ato në burgje.

Do të votohet në dy fletë të ndryshme: ajo me ngjyrë të verdhë është për të përzgjedhur kryetarin e bashkisë, ndërsa ajo me ngjyrë gri, për të zgjedhur përmes partisë anëtarët e këshillit bashkiak.

Për këto zgjedhje, janë regjistuar 44 parti politike, nga të cilat 38 parti janë jashtë koalicioneve, përfshi Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.

6 parti janë të grupuara në 2 koalicione, të cilat u koordinuan nga grupimi i Sali Berishës.

Koalicioni më i madh është ai “Bashkë Fitojmë”, ku grupimi i Berishës mori fuqi juridike nga bashkimi i Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës. Me këtë koalicionin, Berisha ka kandidatë për cdo bashki, si për kryetarin, ashtu edhe për këshillin.

Krijimi dhe garimi i këtij koalicioni u shoqërua me debate, sepse KQZ dhe më pas Gjykata, nuk pranuan që Berisha të ishte kryetar i tij dhe në fletë votimi do të jetë kryetar i “Bashkë Fitojmë”, Ilir Metaj.

Pas një lufte të gjatë politike dhe juridike, PD-ja është në fletën e votimit më vete, dhe me kryetar Enkelejd Alibeajn.

Eco Higjiena

Por PD nuk merr pjesë plotësisht në zgjedhje. Ajo garon në vetëm 14 bashki për kryetarin, ndërsa aspiron këshilltarë bashkiakë vetëm në 57 njësi.

Sot garojnë edhe 12 kandidatë të pavarur, 10 për këshillat, ndërsa 2 për kryetarë bashkie, përkatësisht në Devoll e Sarandë.

Në total, 23.907 kandidatë në total janë pjesë e kësaj gare, duke aspiruar një vend për pushtetin lokal.

Edhe në këto zgjedhje, sic ndodhi në vitin 2021, thuajse në të gjithë vendin identifikimi i votuesve do të bëhet përmes pajisjeve elektronike. Ato e njohin votuesin me shenjën e gishtit, duke mos lejuar votimin e shumëfishtë, apo atë familjar.

Në 3 bashki të rëndësishme, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.

Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar.

Ky proces ka kushtuar miliona euro, por KQZ po e eksperimenton me garancinë se fshehtësia e votës ruhet, nuk ka vend për manipulime, dhe se rezultati del brenda pak minutash nga mbyllja e qendrës së votimi./abcnews.al