Fundamenti

Shqipëria siguron miqësore me Iranin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shqipëria ka siguruar miqësoren e parë për vitit 2018, ku do të përballet me Iranin.

Irani është interesuar të luajë me Shqipërinë pasi kombëtarja kuqezi ka qenë në grup me Spanjën së fundmi dhe Portugalinë para një edicioni.

Në takimin e sotëm në Teheran mes krerëve të të dy federatave të futbollit u arrit akordi parimor për zhvillimin e një ndeshje në një datë për t’u caktuar para Botërorit të vitit 2018 dhe gjithçka nisi nga interesimi i Iranit për të mësuar se si mund të mposhtet përfaqësuesja me të cilën kanë në rënë në grupin e “Russia 2018”.

Mobi Casa

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj, tregoi edhe për interesimin rreth këtij shkëmbimi eksperiencash.

“Shqipëria ishte në një grup me Spanjën në kualifikueset e Botërorit dhe ka luajtur edhe kundër Portugalisë, duke e mundur një herë”.

“Kjo është diçka e mirë, të cilën ne mund ta shfrytëzojmë”, tha Taj, duke bërë të qartë se do të kishte shkëmbim të informacioneve teknike e taktike që dispononin dy federatat sa u përkiste përgatitjeve për duelet në fjalë. /Telesport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.