Fundamenti

Shqipëria rrëshqet drejt zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria në Shqipëri ka filluar të luhatet dhe sipas kërcënimit të kryeparlamentarit Ilir Meta, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në Tiranë mund të formohet një qeveri teknike.

Edhe pse ideja e kryeparlamentarit Meta nuk ka marrë mbështetjen e korit diplomatik të akredituar atje, prapë reforma në drejtësi e bën të paqëndrueshme Qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Takimi i djeshëm trepalësh Rama-Meta-Basha nuk solli diçka konkrete edhe pse mësohet se ambasadori amerikanin, Donald Lu, dhe ai i BE-së, Romana Vlahutin, kanë kërkuar marrëveshje për drejtësinë, por nuk e kanë mbështetur qeverinë teknike, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit”, ka thënë Lulzim Basha, kryetari i PD-së.

Uji Dea

Ndërsa kryeparlamentari, Ilir Meta, që është edhe kryetar i LSI-së, ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhje, pasi të votohet reforma në drejtësi. Kjo deklaratë ka ngritur e gjithë klasën politike në këmbë.

Krejt kjo krizë politike po vjen si shkak i reformës në drejtësi. Sipas medieve lokale në Shqipëri, Rama është pajtuar se duhet të bisedohet ende reforma në drejtësi.

Propozimi i Ilir Metës për krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhje, pasi të votohet reforma në drejtësi është komentuar aty për aty nga shumica e analistëve më në zë në vend. Ata janë shprehur pro Ramës apo pro Metës, kanë bërë parashikime se kush del i fituar, kush ka të drejtë për reformën dhe se si do të shkojë fati i qeverisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.