United Hospital

Shqipëria pret të fitoj 70 milionë euro në kampionatin evropian

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare për herë të parë në një kompeticion evropian, përveç entuziazmit dhe rritjes së imazhit të Shqipërisë, pritet të sjellë edhe përfitime të ndjeshme financiare për Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Përfitimi më i madh është ai që buron nga rritja e imazhit. Një pjesë e të ardhurave është ajo që buron nga granti që jep UEFA për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2016. Në këtë rast flasim për një formulë të kombinuar, e cila përbëhet nga një minimum i garantuar dhe një sistem bonus që i garantohet ekipit. Baza që ne presim të vijë nga kjo formulë do të jetë diku rreth 70 milionë euro”, shprehet Gazmend Malo, drejtor i Marketingut në FSHF.

Veç fondeve nga UEFA, arka e federatës ka përfituar rreth 300 mijë euro të tjera edhe nga rritja e të ardhurave që merren nga biletat, për shkak të pjesëmarrjes më të madhe të tifozëve.

“Ne kemi pasur vëmendje maksimale në lidhje me ndeshjet. Pra, shitjet e biletave kanë qenë 100%. Në krahasim me sezonin e kaluar kemi pasur një rritje prej 20-25%. Një drejtim tjetër, që ka pasur vëmendjen tonë ka qenë edhe ai i veshjes kuqezi, apo i veshjes zyrtare. Ne kemi pasur një rritje të shitjeve në dyqanin tonë online duke kapur rreth dyfishin e një sezoni më parë”, ka shtuar më tej Gazmend Malo.

Rritje 100 për qind të të ardhurave pritet të ketë edhe nga sponsorët, apo kompani të cilat kanë shprehur dëshirën të sponsorizojnë për përfaqësuesen, në një kompeticion ku një ndeshje do të ndiqet nga të paktën 150 milionë njerëz.

ARKATANA

Mësohet se, aktualisht FSHF është në bisedime me një kompani të madhe ndërkombëtare të prodhimit të makinave, e cila është njëkohësisht sponsor i shumë përfaqësueseve dhe klubeve të mëdha evropiane.

“Presim edhe në këtë aspekt që të ketë një rritje të ndjeshme, si nga kontratat ekzistuese, ashtu edhe nga sponsorët e rinj. Është e vërtetë që në këtë moment kërkesa është maksimale, ndaj dhe ne mendojmë se do të kemi një rritje së paku 50% deri në 100% edhe këtu, në lidhje me të ardhurat aktuale. Ka mjaft kompani të interesuara, ndër të cilat janë edhe disa ndërkombëtare”, tha më tej drejtori i Marketingut në FSHF.

Pjesëmarrja në Euro 2016, grumbullimi i Kombëtares me të paktën 10 ditë para fillimit të eventit dhe 3 ndeshjet që do të luajnë në grup, sigurisht që do të kenë një kosto financiare për FSHF-në.

“Pjesëmarrja në Evropian është një makinacion shumë i madh dhe shumë i shpenzueshëm. Presim që vetëm shpenzimet logjistike për ekipin, stafin teknik, fluturimet me ‘charter’, transporti, trajnimet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me këtë, mendojmë që të shkojnë minimalisht 2 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për fazën e grupeve”, tha në përfundim Gazmend Malo.

Në fund të këtij eventi, gjithsesi Federata Shqiptare e Futbollit do të dalë me një bilanc pozitiv. Drejtori i Marketingut, Malo thotë se me financat e mbetura, FSHF-ja do të vazhdojë të investojë jo vetëm për kombëtaret, por për rritjen e cilësisë së të gjithë futbollit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.