HW

Shqipëria pëson disfatë nga kampionia e botës, Franca

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk arriti t’i rezistojë kampiones së botës, Francës, në ndeshjen u zhvillua sonte në “Stade de France”. Nikoqirët siguruan fitore me rezultat 4:1 në këtë ndeshje të vlefshme për Grupin H të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020.

Franca e dominoi plotësisht Shqipërinë jo vetëm sa i përket rezultatin, mirëpo edhe me posedim të topit (72% – 28%). “Les Blues” i bënë 13 goditje drejt portës, pesë prej të cilave brenda kuadradit, ndërsa kuqezinjtë e patën një goditje brenda kuadradit të portës nga gjithsej tri, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, vëmendjen në këtë ndeshje e morën disa gafa të organizatorëve francezë, të cilët fillimisht e ndërruan himnin e Shqipërisë për atë të Andorrës, e pastaj u kërkuan falje për këtë gabim tifozëve të Andorrës, duke e ngatërruar sërish Shqipërinë.

Skuadrës së Didier Deschamps iu nevojitën vetëm gjashtë minuta për të kaluar në epërsi në këtë ndeshje, kur një superpasim i Raphael Varane ia dha Kingsley Comanit mundësinë e përsosur për të kaluar në epërsi.

Në minutën e 27- të ndeshjes, Olivier Giroud e dyfishoi epërsinë e Francës, dhjetë minuta para se Antoine Griezmann të gabonte nga pika e penalltisë.

HW

Edhe pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtën rrjedhë të ndeshjes dhe në minutën e 68-të, Coman e shënoi golin e tij të dytë të ndeshjes. Ndërsa, në minutën e 85-të të ndeshjes, Joanthan Ikone, shënoi tjetrin gol.

Golin e ngushëllimit Shqipëria e shënoi në minutat e fundit të lojës, kur Sokol Cikalleshi u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Pas këtij rezultati, Shqipëria radhitet e katërta në Grupin H, me gjashtë pikë të grumbulluara, gjysmën e pikëve të Francës, që e kryeson grupin.

Të martën, Shqipëria do ta presë në shtëpi Islandën, gjithashtu ndeshje e vlefshme për kualifikimet në EURO 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.