Mobi Casa

Shqipëria pa njërin nga liderët ndaj Polonisë, Gjimshiti mungon për shkak të lëndimit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjen e datës 27 mars në udhëtim ndaj Polonisë, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e ‘Euro 2024’.

Mbrojtësi i kombëtares ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Atalantas ndaj Napolit në Serie A, teksa u detyrua të zëvendësohej në minutën e 44-të pas një problemi muskulor.

Pas testeve të fundit, rezulton se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë.

GRANDEMALL

Kështu, 30-vjeçari humb ndeshjen ndaj Empolit ndërsa është i detyruar të qëndrojë edhe larg grumbullimit të kombëtares, i pari nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho – transmeton SuperSport.

Fat i keq për Gjimshitin dhe për kombëtaren duke parë rëndësinë, por edhe shkallën e vështirësisë së ndeshjes kualifikuese përballë Polonisë.

Ndërkohë, pritet që mbrojtësi t’u rikthehet fushave të blerta vetëm pas pauzës së kombëtares për të dhënë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit me fanellën e Atalantas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.