UBT

Shqipëria nuk solidarizohet me Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Injorimi që Maqedonia i bëri Kosovës duke mos e ftuar presidenten Atifete Jahjaga në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, ka ngjallur reagime në Kosovë, por jo edhe në Shqipëri.

Derisa krerët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës i kanë bërë të ditur kreut të Maqedonisë se nuk marrin pjesë në Samit nëse aty është edhe presidentja e Kosovës, shteti shqiptar nuk ka reaguar deri tani zyrtarisht. Përkundrazi, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.

ARKATANA

Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për Tribunën se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga presidenti shqiptar. “Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”, ka thënë shkurt Toptani.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.