FIDANISHTJA

Shqipëria nis përgatitjet, Reja kompleton grupin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kombëtarja Shqiptare nisi përgatitjet në kompleksin stërvitor në Durrës, në kuadër të dy miqësoreve që o të zhvillojë në fillim të muajit qershor ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Reja ishin thuajse të gjithë futbollistët që morën një ftesë për t’iu bashkuar kuqezinjve për këto miqësore, me përjashtim të Etrit Berishës dhe Thomas Srakoshës, të cilët nuk ia dolën të rikuperojnë nga dëmtimi.

Ndërkohë sonte të mbrëmje pritet që në grumbullim të bashkohen edhe emra si Kumbulla, Gjimshiti, Bare, Hysaj, Ismajli e Broja, të cilët do të vihen në rresht para trajnerit italian që në seancën e nesërme stërvitore.

FIDANISHTJA

Vlen të theksohet se në këtë grumbullim kanë ardhur për herë të parë dy portierë nga Kategoria Superiore, Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë, të cilët kanë bërë mjaft mirë gjatë këtij sezoni.

Të dy ata, bashkë me Gentian Selmanin do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja, teksa pikërisht gardiani që aktivizohet në Turqi, pritet të jetë edhe titullar në miqësoren ndaj Uellsit më 5 qershor dhe atë ndaj Republikës Çeke më 8 qershor. /ss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.