RCCOLA

Shqipëria në ‘Grupin e Vdekjes’ – Syvlvinho me komente interesante

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me shortin trajneri i kuqezinjve, Silvinho, i cili duket se priste diçka tjetër.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht trajneri brazilian.

A folët me Spalettin për shortin?

Uji Dea

“Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

“E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë”.

“Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, ka shtuar më tej Sylvinho. /ss/