Eko Higjiena

Shqipëria në Eurosong me këngë të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Elhaida Dani, duhet të përgatisë një këngë tjetër për ta kënduar në festivalin evropian, pasi e ka të ndaluar ta këndojë këngën fituese të Festivalit të Këngës në RTSH, “Diell”.

“Mendoj se është e drejtë t’ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe më është komunikuar se fundmi. Këtë vit do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpalla fituese e Festivalit të Këngës… në dhjetor të vitit të kaluar. Ky lajm do të bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që jua komunikoj për herë të parë”.

“Autori i këngës ‘Diell’, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në “Eurovision Song Contest 2015’”.

FIDANISHTJA

“Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC, më është komunikuar që si fituese e Festivalit të Këngës, unë duhet ta përfaqësoj vendin tim në Vjenë me një këngë të re”.

“Urimi dhe dëshira ime është qe ky vendim i papritur që më është bërë i ditur të mos sjelli pakënaqësi dhe polemika.
“Qëllimi mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do të punojmë sa më shumë për ta arritur”, shkruan në deklaratën e këngëtares të publikuar në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.