ARKATANA

Shqipëria ndihmon Luginën e Preshevës, financon restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar në Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

Cakaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Sipas tij shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës.

ARKATANA

Postimi i plotë i ministrit Cakaj:

“Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ë!
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar në Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.
Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.
Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës ;)!
Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës ë!”, ka shkruar Cakaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.