United Hospital

Shqipëria na bën të besojmë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Me një lojë fantastike, Shqipëria ka arritur ta përmbysë avantazhin e Armenisë nga pjesa e parë, për ta fituar sfidën e vlefshme kualifikuese për Euro 2016 me rezultat 2-1. Euforia shqiptare për këtë ndeshje u kushtoi kuqezinjve në fillim të sfidës, me ç’rast mysafirët kaluan në epërsi. Mkhitaryan e kaloi me lehtësi Canën dhe harkoi ulët te Movsisyan, i cili vetëm e devijoi në rrjet (4’).

Ishin kuqezinjtë ata që e dominuan vazhdimin e pjesës së parë duke krijuar raste të shumta, mirëpo nuk arritën që t’i shfrytëzojnë ato. Përmendim dy harkime të Agollit dhe mosshfrytëzimet nga Xhaka e sidomos Abrashi, goditja e të cilit e preku pjesën e jashtme të shtyllës.

Shtyllën e goditi edhe Cikalleshi në minutën e 33-të, derisa harkimet e Agollit vazhduan edhe kur po përfundonte pjesa e parë, ndërsa as Cana e as Cikalleshi nuk arritën të shënojnë.

Dominimi total i kuqezinjve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë, ndërsa inkuadrimi i Lenjanit dhe Gashit i dha akoma më shumë shpirt kësaj ndeshjeje.

Rastet e njëpasnjëshme të vendasve nuk ndaleshin, derisa shtylla vazhdonte të ishte një pengesë për golin e kuqezinjve. Përmendim një goditje fantastike të Cikalleshit që u përplas në shtyllë.

Mobi Casa

Loja e mirë e Lenjanit, bëri që Hambartsumyan të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe të përjashtohej nga loja (70’).

Shqiptarët e shfrytëzuan superioritetin numerik në fushë për ta përmbysur rezultatin. Mërgim Mavraj për mrekulli shënoi me kokë pas harkimit të Taulant Xhakës dhe i barazoi shifrat (77’).

Angazhimi i Lenjanit nga e majta u shoqërua me një harkim perfekt të tij dhe Shkëlzen Gashi ishte aty për ta shënuar golin e fitores (82’).

Shqipëria është e dyta në Grupin I me shtatë pikë aq sa ka edhe Danimarka në vend të parë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.