ARKATANA

“Shqipëria, mrekullia e futbollit modern”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një reportazh fantastik për Shqipërinë në Sky Sport Italia, Emisioni Codice Rosso i të mirënjohurit Gianluca Vialli, në puntatën e radhës i dedikohej mrekullive të futbollit modern, Leicester por dhe Shqipërisë, një Kombëtare e vogël që ja doli të futet në mes të aristokracisë Europiane me ndihmën e italianit De Biasi.

“Ishte një lloj bashkimi nën një flamur të vetëm i një populli të shpërndarë nëpër botë për shkak të konflikteve të së kaluarës”.

Ish mbrojtësi i Breshias Daniele Adani shpjegon.

“Kanë bërë një punë të madhe për zbulimin e talenteve. Janë nisur duke parë se cilët nga lojtarët që mund të merrnin”.

ARKATANA

Në reportazh shpjegohet se gjysma e lojtarëve të Shqipërisë janë lindur apo rritur jashtë në Zvicër apo Gjermani dhe janë kthyer për të përfaqësuar origjinën e tyre më gazetarin Paolo Condo që shprehet:

”De Biasi trokiti në dyer të ndryshme, duke ju thënë lojtarëve ke Mbiemër Shqiptar, je një futbollist i shkëlqyer dhe mund të zgjedhësh kombëtaren tonë. Është një histori e mrekullueshme kjo”.

Ishin këto vetëm disa nga grimcat e një reportazhi që evidenton edhe një herë mrekullinë e Shqipërisë në futbollin modern në arenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.