Mobi Casa

Shqipëria mposhti Luksemburgun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shqipëria ka shkëlqyer në miqësoren ndaj Luksemburgut duke e mposhtur me rezultat të pastër 2:0

Pjesa e parë nuk dhuroi gola dhe gjithashtu pak spektakël, megjithatë duket se djelmoshat e Gianni De Biasit i kishin ruajtur për pjesën e dytë.

Pjesa e dytë filloi me një tjetër ritëm ku Kombëtarja shqiptare shënoi dy gola dhe kishte raste të shumta në ndeshjen deri në fund të takimit që u zhvillua në në stadiumin ‘Josy Barthel’.

RCCOLA

Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, ishin realizatorët në këtë mbrëmje për Kombëtaren shqiptare.

Vlen të theksohet se në këtë mbrëmje debutoi talenti i ri, Milot Rashica, i cili veshi për herë të parë fanellën kuqezi. /Express/