Shqipëria mposhti Hungarinë, rrëmben pozitën e dytë
Shqipëria ka përmbysur rezultatin ndaj Hungarisë U-21 nga 0:1 për të fituar 2:1. Të rinjtë e Shqipërisë kanë marr tri pikë me shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë U-21, në ndeshjen që u zhvillua në ‘Elbasn Arena’, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian “Poloni 2017”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, tre golat ranë në pjesën e dytë ku të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Një pakujdesi e vogël në mbrojtje i kushtoi kuqezinjve me gol, Daniel Gera ishte ai që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53’të.
Ky gol duket se i ngjalli të rinjtë e Shqipërisë të cilët më pas shënuan dy gola dhe kishin raste të shumta deri në fund të ndeshjes.
Golat për Shqipërinë U-21 i shënuan Rei Manaj dhe Herdi Prenga. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet e dyta në grupin e 4’tërt.
U-21’shat e Shqipërisë kanë grumbulluar 12 pikë, gjashtë me pak se Portugalia. /Express/


