UBT

Shqipëria merr një pikë në udhëtim te Islanda

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shqipëria ka luajtur baras në udhëtim te Islanda (1-1) në ndeshjen e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Laugardalsvollur në Reikjavik, të parët që shënuan ishin mysafirët.

Taulant Seferi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur duke shfrytëzuar një top të kthyer për ta zhbllokuar rezultatin dhe me epërsi prej një goli për kuqezinjtë, skuadrat shkuan në pushim.

HW

Me të filluar gjysma e dytë, Jon Dagur Thorsteinsson e shënoi golin e barazimit për ekipin vendas (49’).

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që dy përfaqësueset i ndanë pikët dhe tash Islanda është lider me dy pikë pas dy barazimesh, ndërsa Shqipëria ka një pikë nga kjo lojë e vetme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.