Shqipëria me 55 ultramiliarderë
Sipas një studimi të fundit për pasurinë, Shqipëria renditet e 37-ta për nga numri i ultramiliarderëve. 1.054 prej tyre në Evropë nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.
Në Shqipëri numërohen 55 ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.
Këtë e konfirmon raporti më i fundit botëror mbi pasurinë në botë, i titulluar “World Ultra Wealth 2012-2013”, i cili siç raporton, e ka renditur saktësisht Shqipërinë, të 37-n në Evropë për nga numri i ultra të pasurve.
Sipas të dhënave të raportit, nga 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, me një pasuri prej rreth 7 miliardë dollarë, 55 prej tyre gjenden në Shqipëri, transmeton Shekulli.
Efektet e mundshme të krizës financiare, nuk kanë ndikuar që asnjërin prej tyre të humbasë statusin e të qenit “ultra i pasur”, siç ka ndodhur në Evropë, ku 1.054 persona nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.
Sipas raportit të “World Ultra Wealth 2012-2013”, Qiproja numëron vetëm 45 ultramilionerë, Bullgaria po 45, Maqedonia 35 dhe Mali i Zi vetëm 21.