Fundamenti

Shqipëria kërkon fitoren në tavolinë, Serbia përsëritjen e ndeshjes

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komisioni i Apelit në UEFA pritet që sot të vendosë për ankesat e Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS). Të dy federatat kanë kërkesa të kundërta.

Komisioni i Apelit pritet të vendosë për ankesat e FSHF-së dhe FSS-së lidhur me vendimet e marra nga Komisioni për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën i UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë e Shqipërisë.

Ndeshja nisi më 14 tetor në Beograd dhe u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë sulmuan lojtarët e Shqipërisë në fushë, shkruan “Panorama Sport”.

UEFA, më 24 tetor, vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Serbisë, ndërsa FSHF-ja u dënua edhe me 100 mijë euro.

Serbisë iu hoqën tri pikë nga ky cikël eliminator, u dënua që dy ndeshje t’i luajë pa shikues dhe po ashtu u gjobit me 100 mijë euro. UEFA ka vlerësuar se Shqipëria refuzoi të kthehet në fushën e lojës dhe për këtë ka regjistruar ndeshjen me rezultatin zyrtar në të mirë të Serbisë.

FIDANISHTJA

Me vendimin e 24 tetorit kanë mbetur të pakënaqura të dyja palët që kanë paraqitur ankesa dhe që do të shqyrtohen nga Komisioni i Apelit, të martën (sot).

FSHF-ja më herët ka njoftuar se do të kërkojë ndryshimin e vendimit të parë dhe se do të përfaqësohet nga tri studio ligjore në mbledhjen e Komisionit të Apelit të UEFA-s.

Pritet që FSHF-ja të kërkojë regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar në të mirë të Shqipërisë. FSHF-ja ka thënë më herët se çështjen do ta çojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk mbetet e kënaqur nga vendimi i Komisionit të Apelit.

Kurse, drejtuesit e futbollit serbë kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet sërish, por kësaj radhe pa pranin e publikut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.