FIDANISHTJA

Shqipëria Etnike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Nga lugina e Moravës,
Deri te Adriatiku –
Do ta bëjmë Shqipërinë e Madhe ,
S’ mund t’na pret kurrfarë armiku !

Gjaku i të parëve tanë,
Gjithmonë neve po na thërret –
T’ gjithë shqiptarët kudo janë,
Të bashkohen në një shtet !

Prej Janine der’ n’ Tivar –
Do të kem një shtet shqiptar !
Prej Presheve e tej Preveze –
Dielli shqip, kudo lëshon rreze !

Që nga Lezha e te Medvegjja –
Për Shqipëri, na thërret ndërgjegjja !
Prej Ulqini deri n’ Shkup –
Shqip them krip e shqip them bukë !

Prej Prishtine der’ n’ Tiranë –
T’ gjithë shqiptarët kem një Nanë !
Shkëlzen, Korab edhe Kërrabë –
T’ gjithë shqiptarët kem një Babë !

Prespa, Ohri, Shkupi, Shkodra –
T’ gjithë jem vëllezër , t’ gjithë jem motra !
Rozhajë, Plavë e Manastir –
T’ gjithë shqiptarët jem Ilir !

Gjithandej ku bien lahuta –
Jem Ilira, jem Teuta !
Tupallë , Rezallë , Prevallë , Kavallë –
Për Shqipëri e kanë një mall !

Krujë, Shëngjin e Dukagjin –
Frikë armiqve n’palcë iu shtinë !
Sazan , Elbasan , Gjilan –
Kurrë armiqtë rahat s’ i lan !

Vlora, Gora dhe Bajgora –
Mirë luftuan ju lumtë dora !
Si Saranda dhe Theranda –
Përjetuan vuajtje të randa !
Velipoja , Tropoja , Opoja , Buroja –
Nanën Shqipëri , nuk e lëshojnë nga goja !
Vjosa , Shkumbini, Valbona e Drini –
Për Shqipërinë valët i shkrini !

Erzeni, Shkëlzeni, Luboteni, Prizreni –
Këta janë krenaria prore e këtij vendi !
Libohova , Kuçova, Kërçova , Gjakova –
Për Shqipëri etnike , këto kanë dhanë shumë sprova !

Mobi Casa

Struga, Dibra , Mati , Morava dhe Ibri –
Nuk u ndanë nga lapsi , nuk u ndanë nga libri !
Puka , Kukësi , Gucia edhe Keçekolla –
Nuk u ndanë nga dija , nuk u ndanë nga shkolla !

Drenica , Ilirida , Llapi e Gollaku –
Gjithmonë kanë dëshmua se si derdhet gjaku !
N’ lufta të përgjakshme me forcë titanike –
Për ta përjetësua Shqipërinë etnike !

Mavrova , Tetova , Shkupi, Kumanova –
Për Shqipëri etnike , thoshin u vonova !
Kështu fliste Korça, Logja edhe Hoqa –
Për Shqipëri të madhe gjithmonë u përpoqa !

Sharri , Gostivari , po edhe Skrapari –
Gjithmonë kanë rritë trima – krenari shqiptari !
Kalimashi , Kabashi , Dragashi e Bradashi –
Qëndisnin flamurin me fije mëndafshi !

Leskoviku, Kaçaniku , Pashtriku , Juniku –
Heroikisht qëndruan para çdo armiku !
Kavaja, Opaja , Ivaja , Firaja –
Qëndruan të paepur mu ku ishte rraja !

Në të gjitha trojet tona atdhetare –
Ne kemi një gjuhë dhe një Abetare !
Kem lidhë besë të gurit , kemi unitet –
T’ gjithë shqiptarët duam t’ jetojmë në një shtet !

Nuk kemi dallime n’ jug , as në veri –
T’ gjithë shqiptarët duam veç një Shqipëri !
Si n’ veri , si n’ lindje , n’ perëndim e n’ jug –
T’ gjithë shqiptarët jemi t’ lindur në një trung !

Ashtu nga Tomori deri te Karadaku –
Që të gjithë shqiptarët jemi prej një gjaku !
Ne nuk dallojmë toskë , nuk dallojmë as gegë –
Shqipëria është lisi që ka më shumë degë !

Shqiptarë jem një komb që kem një Atdhe ,
Kem vetëm një gjuhë , kem vetëm një fe !
Atdheu ynë i shtrenjtë quhet Shqipëri ,
Feja jonë e shenjtë quhet Shqiptari !

Kem vetëm një gjuhë , vetëm një kulturë ,
Kem vetëm një Stemë , vetëm një Flamur !
Kem vetëm një Himn , veç një Kushtetutë ,
Jemi popull paqe , jo popull për luftë !

Gjilan, 08.03.2017. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.