Shqipëria ende llogarit në Ujkanin
Zërat se Ujkani ka zgjedhur që të luajë me Kosovën dhe do t’i japë lamtumirën përfaqësueses shqiptare, shtohen dita-ditës. Por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e FSHF-së rreth portierit të Palermos, i cili vlerësohet si pjesë e grupit kuqezi.
“Zyrtarisht, nuk ka asgjë të vendosur dhe nuk është një vendim që na takon ne ta marrim”, konfirmon drejtori i ekipeve kombëtare, Redi Jupi.
“Nga ana jonë nuk ka asnjë shqetësim për sa kohë që e cilësojmë Ujkanin si pjesë të rregullt të grupit të kombëtares. Ai ka qenë zakonisht pjesë e të grumbulluarve dhe kështu do të jetë edhe këtë radhë, do t’i nisim si zakonisht ftesën për miqësoren ndaj Maltës. Pasi t’i nisim ftesën, do të bisedojmë me lojtarin nëse do të bëjë një zgjedhje të tillë apo jo”.


