FITORJA

Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mediat shqiptare kanë publikuar një lajm shqetësues për futbollin shqiptar, përkatësisht Ligën e Futbollit të Shqipërisë. Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë. Ky është përfundimi i dalë pas një analize të rezervuar të shoqërisë “Sportradar”, lider botëror i monitorimit të kuotave të basteve dhe fluksit të parave të luajtura në futboll.

Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, Kategoria Superiore e Shqipërisë kryeson renditjen botërore për sinjalizim të ndeshjeve të shitura, duke kapur kuotën e 97 takimeve nëtotal.

Fundamenti

Hetimi është shtrirë në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëare dhe është zbuluar nga agjencia e specializuar e trukimit të ndeshjeve “Agiproneës”.
Periudha e hetimit përfshin një kohëzgjatje prej dy vjet e gjysmë, gjatë së cilës në Shqipëri dyshohen se janë trukuar plot 97 ndeshje, 27 më shumë sesakampionati italian, që qëndron në vendin e dytë në renditjen botërore me 70 ndeshje. Në vendin e tretë qëndron kampionati moldav, ndërsa në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë dhe liga greke, ajo ruse, maqedonase dhe bullgare.

Në total “Sportradar” ka hetuar 143.472 ndeshje në 596 kampionate të ndryshme, prej të cilave 798,ose 0.56 përqind e sfidave rezultojnë të manipuluara.
Ndërkohë që nga numri total i ndeshjeve të trukuara, Shqipëria zë vendin e parë me 8.22 përqind të takimeve në total në të gjithë botën. Por nëse në vende fqinje si Greqia, Italia apo bullgaria hetimet kanë nisur prej kohësh në Shqipëri, nuk është ndërmarrë as hapi më i vogël për hetimin e sfidave të Kategorisë Superiore, pavarësisht se në jo pak raste UEFA ka sinjalizuar Federatën për ndeshje të ndryshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.