Mobi Casa

Shqipëria e panjohur që 10 ndeshje

/ 5 minuta lexim

Kombëtarja shqiptare nuk duket ekip stabil me selektorin Christian Panucci.
Një editorial nga Gjergji Stefa3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. 5 kapitenë në 10 sfidat e fundit, 8 raste kur lojtarët zëvëndësohen në fundin e pjesës së parë, debutues që shfaqen dhe rikthehen pa ndonjë shpjegim logjik, skema që ndryshohen pothuajse gjithnjë brenda së njëjtës ndeshje, ashtu sikundër thonë vetë senatorët, pa u provuar më parë në stërvitje. Lojtarë që luajnë jashtë pozicioneve natyrale dhe sjellje jo dhe aq të zakonshme në sallën e konferencave. Grumbullime që janë shndërruar në karantinë, marëdhënie e munguar me grupin, dhe polemika sidomos pas humbjeve me gazetarët

TIFOZËT KUNDËR PANUCCIT, JA VENDIMI I FUNDIT NGA DUKA
Kush është Christian Panucci, trajneri i përfaqësueses, i servirur jo nga CV e tij por nga një koncept i ri drejtimi. Duhet diçka e re, ndoshta pa përvojë por me dëshirën për t’u shkrirë në një realitet jo të thjeshtë. A mund të flasim sot për një dështim? Dy përvoja modeste si trajner te Livorno dhe Ternana dhe një eksperiencë si ndihmësi i Capellos te Rusia. Si ka mundësi që një ish lotjar kaq i madh, kampion në Itali, Spanjë dhe Angli, fitues i dy Champions League, pjesë e Milanit të madh dhe Realit famëmadh, të mos jetë i duhuri për të drejtuar një përfaqësuese ku askush nuk i kërkon të fitojë Kupën e Botës, por të bëjë gjërat sipas logjikës që në fund ai dhe ne të themi “bëmë gjithçka”, po nuk ja dolëm dot?!

Presidenti i federatës, Armando Duka, njeriu që me statut ka të drejtën ekskluzive në zgjedhjen dhe pse jo shkarkimin e trajnerit, ka postuar ditë më parë në Instagram një mesazh, ku pavarësisht shpërndarjes së vijës imagjinare të problematikës, ka nëntekst të qartë. Trajneri nuk preket deri në fund të Ligës së Kombeve, pra dhe dy ndeshje, dhe nëse interesi është që këto dy ndeshje t’i fitojmë, klima përreth stolit nuk duhet të jetë e tillë që të ndikojë më pas në rezultatin final që do përftohet. Nëpër të akuzohej dhe media, ashtu sikundër i jepej trajnerit besim, që nuk ishte i patundur, përkundrazi. Duka është tifozi më i informuar, më i kthjellët dhe pa asnjë diksutim më gjakftohtë i kombëtares, dhe ato çka u shkruan më sipër ai jo vetëm që i di, por në dhomën e së vërtetës mund të të rreshtojë dhe kushedi sa elementë që më pas të thuash të njëjtën gjë: Christian ndoshta është në vendin dhe kohën e gabuar.Ata që e marrin “sapunin për djath” mendojnë se Duka beson verbërësisht te zgjedhja e tij, ata që lexojnë mes rreshtave mendojnë: Presidenti mund të jetë penduar, por zgjedhjes së tij do t’i japë gjithë kohën që në fund t’i thotë ndërgjegjes: e provova dhe unë si ai, njësoj deri në fund. Që postimi i Dukës të marrë vlerë nuk duhet të ndryshojë as klimë e as media. Duhet të ndryshojë trajneri. Duhet të rindërtojë marëdhëniet me lojtarët, duhet të zgjedhë një lider, duhet të fiskojë një sistem loje, duhet të aktivizojë më të mirët, duhet të studiojë kundërshtarin dhe të mos ketë kapërcime taktike që bëjnë këdo të ndihet trajner. Duhet të ndryshojë mënyrën e punës dhe sjelljen nëpër konferenca. Duhet praktikisht klonuar dikush tjetër.

Uji Dea

A mund ta bëjë Panucci një gjë të tillë në këtë moshë dhe në kohë kaq të shkurtër. Dhe çka është më e rëndësishme,a është i bindur ai se duhet të ndryshojë?Çdo fitore e madhe ka brenda dyshimet e veta, ashtu sikundër jo çdo humbje duhet shndërruar në një tragjedi. Por ajo çka po na ndodh në këtë Ligë Kombesh kalon përtej rezultateve. Kundër Izraelit fituam me fat, ndërsa në Skoci patëm fat që pësuam aq pak. Asnjë fitore e veçuar nga logjika e një aktiviteti dhe pune nuk duhet të veshë sytë e askujt.

Ari Haan, është tajneri i vetëm i shkarkuar i Shqipërisë qëkur Duka mori drejtimin e federatës, barazoi një ditë në Portugali 0-0 dhe atë moment të gjithë thanë: çfarë mjeshtri. Ata që e shihin para dhe mbrapa thanë kjo është një rastësi. Duka e di më mirë se kushdo se çfarë duhet bëjë. Për momentin po lufton me egon e tij për të pranuar që ndoshta nuk ka bërë zgjedhjen e duhur dhe me britmat e trajnerit që si zgjedhje të tij duhet ta dëgjojë dhe pse jo dhe ta besojë. Thellë thellë në ndërgjegjen tij ka filluar të mendojë se kush do jetë zëvëndësuesi i Panuccit. Raporti president-trajner është njësoj si martesa! Sot askush nuk të detyron të shkosh deri sa vdekja të të ndajë, ashtu sikundër trajneri është si puna e bashkëshortes. Duhet dhe fat, sepse ajo e mira të përmison disi, por ajo e gabuara të shkatërron gjithçka.