Fundamenti

‘Shqipëria e Madhe’, Rama: Nuk duam të bëhemi më të mëdhenj gjeografikisht, por me demokraci më të madhe

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Duke folur për televizionin grek “Skai” kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama tha se ka propozuar që çështja e detit me Greqinë të zgjidhet me konsensus mes dy palëve, madje ai tha se ka propozuar edhen jë palë të tretë si dialoguese.

Rama foli edhe për nocionin Shqipëri e Madhe.

Gazetari: Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë?

Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht. Flsini në shqip…Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces.Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

Gazetari: Marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan…

Rama: Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetares ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konsiperative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s’kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.

FIDANISHTJA

Gazetari: Ju keni kërkuar një informacion në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në Jon…

Rama: Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhej që ta shohim sëbashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi.

Gazetari: Ju besoj se e dini veton greke…

Rama: Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për tu menduar. Veto për çfarë? është e pabesueshme. Ju thash nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë.

Gazetari: Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të ‘Shqipërisë së madhe’

Rama: Jam shumë i gjatë për të menduar që jam i gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, begatisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.