Uji Dea

“Shqipëria e Madhe” përmbushet pa konflikt

/ 2 minuta lexim

Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Kështu shprehen disa ekspertë të rajonit për gazetën serbe “Novosti”. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania.

Uji Dea

Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real, shkruan shekulli.

Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas tij ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.