FITORJA

Shqipëria e madhe, fiton dhe mban shpresat për kualifikim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqipëria ka fituar me rezultat 4-2 kundër Islandës, një fitore e madhe kjo e Shqipërisë e cila mban atë në lojë për kualifikime në Euro 2020. Dërmaku, Hysaj, Roshi dhe ishin lojtarët që ia siguaruan Kombëtares tri pikë.

Shqipëria është këndellur pas humbjes 4-1 kundër Francës për ta mundur Islandën në Elbasan Arena për ta mundur 4-2 Islandën dhe për të mbajtur shpresat për kualifikim tutje.

Shqipëria ishte më e mirë që nga fillimi i pjesës së parë të ndeshjes por golin e gjeti në minutën e 33-të ku Memushaj krosoi mirë për Kastriot Dërmakun që arriti të shënoi golin e parë për Kombëtaren shqiptare.

Me epërsinë minimale përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan plotë pesë gola.

Në minutën e 47-të barazon Gylfi Sigurdsson por Shqipëria kthehet shpejt në lojë pas një goli të mrekullueshëm të Hysaj pasi u shërbye për mrekulli nga Manaj.

GRANDEMALL

Islandezët kthehen në lojë në minutën e 58-të me Sigthorsson.

Por, pas kësaj Shqipëria merr ndeshjen në dorë dhe arrin të shënojë dy gola.

Fillimisht ishte Odise Roshi që shënon në minutën e 79-të, kurse rezultatin e vulos në minutën e 82-të për rezultat 4-2.

Me këtë fitore Shqipëria mbetet në vendin e 4-të me 9 pikë, 3 më pak se Islanda por është në lojë për t’u kualifikuar.

Grupin H ku është Shqippëria e prin Turqia dhe Franca me 15 pikë, në vendin e tretë Islanda me 12 pikë, Shqipëria e katërta me 9 pikë kurse Moldavinë dhe Andorra tashmë janë përshendetur nga kualifikimi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.