FIDANISHTJA

Shqipëria e Kosova në “sulm” për një mbrojtës, Albert Vallçi: Më kanë thirrur, për momentin kam zgjedhur…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqipëria dhe Kosova duket se janë në garë për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Red Bull Salcburg në Austri, Albert Vallçi.

23-vjeçari, në një indervistë për median austriake “LAOLO”, ka konfirmuar interesin nga të dyja palët, si trajneri Panucci, ashtu edhe Challandes:

“Është e vërtetë që kohët e fundit kam marrë kërkesa nga federata Shqiptare dhe ajo Kosovare. Më kanë thirrur për të qenë pjesë e ekipit A”.

UBT

Gjithsesi, mbrojtësi i gjatë 1.91 metra, i cili që nga janari ka kaluar te Salzburgu nga ekipi FC Wacker, deklaron se për momentin është i fokusuar tek kjo aventurë e re që ka nisur, dhe se do të fokusohet vetëm aty.

“Kam ardhur së fundmi tek Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momenti” – u shpreh Vallçi, duke lënë të kuptohet se për të rëndësi ka rritja personale për momentin, më pas të bëjë zgjedhjen se për cilën përfaqësuese do të luajë.

Qendërmbrojtësi Vallci, ka një të kaluar tek ekipe të vogla në Austri, ndërkohë që vetëm në janar bëri hapin e madh duke kaluar tek Salcburgu. Ai është i pajisur edhe me pasaportën austriake./Panorama

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.