UBT

Shqipëria do 6 pikë për t’iu kthyer ëndrrës së Botërorit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Tiranë – Seleksionuesi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, nuk sheh moment më të mirë për të marrë gjashtë pikë nga dy ndeshje, por ai kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët për të mos kthyer këtë pritje të madhe në zhgënjim.

Më 12 e 16 tetor, Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin “Brazili 2014”, kundër Islandës dhe Sllovenisë. Dhe meqë të dyja i zhvillon në Tiranë, De Biasi synon pikët maksimale, por tërheq vëmendjen se vetë nuk do të vinte bast për asnjë rezultat.

UBT

“Do të luftojmë, por mos harroni se jemi një skuadër e vogël dhe në ndërtim e sipër”, ka thënë De Biasi të hënën në një konferencë për media të mbajtur në Tiranë.(koha)