UBT

Shqipëria dhe Izraeli rrisin bashkëpunimin në turizëm

/ 2 minuta lexim
HW

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi me ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, për rritjen e mbështjetjes midis dy vendeve në fushën e turizmit.

Marrëveshja u nënshkrua në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Ministrja Kumbaro vlerësoi qasjen e këtij vendi për iniciativa që promovojnë bashkëpunime dhe shkëmbime që promovojnë turizmin si urë lidhëse mes shteteve dhe njerëzve në këto kohë të vështira.

“Falënderoj ministrin Katz dhe më vjen mirë që kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimeve në shkëmbime të informacionit në nivel institucionesh, inovacioni, të edukimit turistik dhe në kuadër të bashkëpunimit me UNËTO promovon turizmin dhe udhëtimin si një urë lidhëse mes vendeve dhe njerëzve, një mesazh pozitiv në këto kohë jo të lehta”, u shpreh Kumbaro.

ARKATANA

Ministri i Shtetit për Turizmin, Katz u shpreh se Shqipëria po bën një progres të madh në turizëm duke përgëzuar për organizimin e këtij takimi me politikanë e përfaqësues të turizmit nga kontinenti.

Gjatë vitit 2023, mbi 13 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë. Në tre muajt e parë të 2024 53% më shumë turistë nga Izraeli se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këtë javë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, nën sloganin “Albania All Senses” do të organizojnë edhe një takim promovues në Izrael me turoperatorë të këtij vendi./rtsh

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.