UBT

Shqipëria brenda pesë orëve është goditur me rreth 13 tërmete të martën, më i madhi 6.4 ballë

/ 1 minutë lexim

Shqipëria e ka përjetuar sonte natën më të keqe në histori të saj të fundit

Qindra banorë nuk kanë mundur të flenë derisa një seri tërmetesh që ka filluar në orët e para të së martës më 26 nëntor, ka bërë që shumë qytetarë të jenë jashtë edhe këto momente.

Dy ditë para kremtimit të 107 vjetori të Pavarësisë, Shqipëria është goditur nga më shumë se 13 tërmete në 5 orët e fundit.

Disa prej këtyre tërmetëve e kishin epiqendrën në Detit Adriatik, por ishte qyteti i Durrësit ai që ka pësuar më së shumti.

Fidanishtja

Top Channel njofton për disa banorë të ngujuar në një banesë të shembur në këtë qytete e të cilët janë duke kërkuar ndihmë.

Shteti shqiptar ende nuk ka reaguar.

Tërmeti më i madh ishte ai I orës 3:55 me epiqendër Detin Adriatik, i cili është përcjellur edhe me dy tërmete të tjera të shkallës 5.3 dhe 5.1 të shkallës se Rihterit.

Dridhjet ishin aq të fuqishme saqë janë dëgjuar edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. /GazetaExpress/