Fundamenti

Shqipëria beson

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme ndaj Danimarkës të shtunën në “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2016”, i cili do të mbahet në Francë.

“Kuqezinjtë” e mposhtën Portugalinë në udhëtim 1:0, duke e nisur në mënyrë fantastike kampanjën kualifikuese. Ndërkaq, tash, ekipi i Gianni De Biasit është më i vendosur se kurrë më parë, që të grumbullojë sa më shumë pikë në ndeshjet që pasojnë. “Unë besoj në fitore kundër Danimarkës”, ka shkruar mbrojtësi Taulant Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social, “Facebook”.

I bindur në fitore ndaj danezëve është edhe qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj. “Do të mundohemi t’i fitojmë tri pikë ndaj Danimarkës, por edhe ndaj Serbisë, për ta ruajtur pozitën e mirë në renditje”, është shprehur futbollisti kosovar.

Ditë më parë, në një bisedë me “Zërin”, optimist për një rezultat pozitiv ndaj ekipit të Morten Olsenit ishte shprehur edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Danezët: Ndeshja me Shqipërinë, e rëndësishme

FITORJA

Danezët e konsiderojnë si mjaft të rëndësishme ndeshjen që do ta zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë. Futbollisti Nicolai Boilesen është i fokusuar tërësisht te dueli me kuqezinjtë, pas së cilit, danezët do të luajnë me Portugalinë, javën e ardhshme.

“Na presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Është e rëndësishme të fokusohemi fillimisht në atë të parë, ndaj Shqipërisë”, deklaroi futbollisti i Ajaxit.

Përzgjedhësi Olsen i ka ftuar qendërmbrojtësit Jores Okore e Mattias “Zanka” Jorgensen për duelin me Shqipërinë, për shkak të lëndimit të treshes në mbrojtje, Daniel Agger, Simon Kjaer e Andreas Bjelland. Këtyre tre të fundit do t’ju bëhen teste një ditë para lojës, për të vendosur përfundimisht nëse ndonjëri prej tyre eventualisht mund të luajë në Elbasan.

Olsen i ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk do të kenë punë aspak të lehtë në Shqipëri, pasi e konsideron ekipin e De Biasit si mjaft të rrezikshëm kur luan në shtëpi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.