RCCOLA

Shqipëria barazon në miqësoren me Jordaninë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Shqipërisë assesi t’i kthehet fitoreve dhe paraqitjeve të mira. Ajo barazoi pa gola në miqësoren ndaj Jordanisë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Djelmoshat e Christian Panuccit ishin më të mirë, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës kundërshtare.

Vlen të theksohet se në këtë takim trajneri italian i dha hapësirë lojtarëve të rinj.

RCCOLA

Gjithsesi në fund rezultati i kësaj ndeshje nuk është aspak i mirë për motivin e skuadrës para ndeshjes kundër Izraelit në Ligën e Kombeve,

Duke përjashtuar këtë ndeshje, në pesë të tjerat Kombëtarja e shqiptarëve ka katër humbje dhe një fitore (atë ndaj Izraelit).

Ndërsa ajo e Jordanisë në pesë ndeshjet para kësaj me Shqipërinë kishte dy fitore, dy barazime dhe një humbje. /Telegrafi/