FITORJA

Shqipëri – Ishujt Faroe, Sylvinho i projekton gjashtë ndryshime në formacion

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shqipëria mbyll sonte në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe rrugëtimin fantastik në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, kanë siguruar kualifikimin në Gjermani 2024.

Një pikë mjafton sonte për ta mbyllur në krye të grupit, por lojtarët do të zbresin në fushë për fitore.

Për të gëzuar tifozët e jashtëzakonshëm, të cilët do të mbushin plot stadiumin “Air Albania”, shkruan Super Sport.

Trajneri brazilian pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion krahasuar me titullarët e transfertës ndaj Moldavisë.

GRANDEMALL

Thomas Strakosha do të zërë vendin e Etrit Berishës mes shtyllave.

Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vend të Elseid Hysajt. Ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe në repartin e mesfushës.

Me Keidi Baren dhe Ernest Muçin si titullarë në vend të Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit. Rokadë edhe në ofensivë, aty ku Mirlind Daku (qendër) dhe Myrto Uzuni (majtas) do e nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.