Shqipe Demi, kandidatja që ofron projekte të avancuara për shoqërinë gjilanase

Gjilan – Kandidimi im për Asambleiste në Kuvendin Komunal në Gjilan është dëshira ime për të realizuar dëshirën time dhe për të shfrytëzuar vullnetin tim për ngritjen e qeshtjeve me rendësi për qytetarët e Gjilanit ngase deri më tani duke patur shumë ide e projekte të publikuara në institucionet komunale e asociacione të ndryshme, por si një qytetare e rëndomtë këto ide jo gjithmonë kanë marrë mbështetjen e duhur dhe shpesh zbeh edhe vullnetin për të zhvilluar edhe diçka më tepër, ndërsa në cilësinë e asambleistes kjo do të ishte shumë më e lehtë e realizueshme ka thënë Shqipe Demi.
Lexojeni postimin e plotë të Shqipe Demit
Jam Shqipe Demi kandidate për në Ansambleve Komunale, e deleguar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Unitet në listë me kandidatet e AKR-së.
Kandidimi im për Asambleiste në Kuvendin Komunal në Gjilan është dëshira ime për të realizuar dëshirën time dhe për të shfrytëzuar vullnetin tim për ngritjen e qeshtjeve me rendësi për qytetarët e Gjilanit ngase deri më tani duke patur shumë ide e projekte të publikuara në institucionet komunale e asociacione të ndryshme, por si një qytetare e rëndomtë këto ide jo gjithmonë kanë marrë mbështetjen e duhur dhe shpesh zbeh edhe vullnetin për të zhvilluar edhe diçka më tepër, ndërsa në cilësinë e asambleistes kjo do të ishte shume më e lehtë e realizueshme.
Një ndër projektet e mia është edhe projekti për fëmijët e braktisur i cili ka për qëllim trajtimin dhe përkujdesjen e duhur për këta fëmijë, ku si infermiere, edukatore dhe me përvojë pune në qendrën e Shëndetit mendor e kam parë më se të nevojshmen realizimin e këtij projekti.
Projektin e kam punuar në vitin 2013 së bashku me një ekip profesional, psikiatër, ekonomist dhe arkitekt dhe për të cilin është angazhuar për tu realizuar ky projekt edhe Drejtoresha e atëhershme e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Labinotë Demi – Murtezi dhe tani në muajin gusht të këtij viti nga kryetari Lutfi Haziri me donatorin Euro Skay është bërë vënia e gurethemelit për strehimoren.
Përveç përkujdesjes për këta fëmijë në nevojë kjo është edhe një mbështetje për të gjitha ato femra të cilat janë detyruar që për shkaqe të ndryshme të braktisin fëmijët e tyre të kryejnë këtë akt shumë të dhimbshëm.
Si e deleguar e Iniciativës për Drejtësi dhe Unitet, për mua është nder i veçantë të garoj për Asamblenë Komunale bashkë me kandidatet e AKR-së, parti liberale kjo që ka dëshmuar veten në mbështetjen e madhe të gjinisë femërore.
Le të përkujtojmë, kryetaren e parë të një komune në Kosovë, zonja Mimoza Kusari Lila, sot lista jonë udhëhiqet po ashtu nga një femër, zonja Vjollca Gagica – Matoshi, gjithashtu udhëheqja e shtabit për këto zgjedhje i është besuar zonjës Vana Jerliu-Ramadani dhe një fakt tjetër shumë më me rëndësi, nga tri Ministritë që udhëheq AKR-ja, ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i është besuar zonjës Albena Reshitaj.
Një komunikim i vazhdueshëm dhe transparencë e plotë me qytetarët, janë baza e ecjes përpara dhe e realizimit të së mirës së përgjithshme për qytetarët tanë.
Andaj në këmbim të votës suaj që do të më bënte shumë nderë, ju premtoj punën me përkushtim e dinjitet për të mirën e Komunës sonë./rajonipress/