Shqetësuese, rritja e pakënaqësisë me të bërit biznes

Përqindja e bizneseve që konsiderojnë situatën aktuale të të bërit biznes të pakënaqshme, ka shënuar rritje. Shqetësuese mbetet dhe rënia e interesimit, të investitorëve të huaj potencial për të investuar në Kosovë.
Kështu u tha në prezantimin e “Monitorit të Biznesit Kosovar” – Indikator për matjen e tendencës së biznesit në Kosovë.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se shkalla e pakënaqësisë me situatën e të bërit biznes në Kosovë është në rritje dhe se kjo mbetet mjaftë shqetësuese.
“Sa i përket vlerësimit të situatës aktuale të të bërit biznes në tre mujorin e parë të vitit 2014, përqindja e bizneseve që konsiderojnë situatën aktuale të pakënaqshme, ka shënuar rritje krahasuar me tre mujorin e katërt të vitit 2013. Ndërsa ka shënuar ulje të lehtë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Po e shihni që shkalla e pakënaqësisë është në rritje. Në tre mujorin e fundit të vitit 2013ka qenë 24 për qind dhe sot e kemi 29 për qind , që e tregon një matës vërtet ë shqetësues. Mirëpo në çoftë se krahasojmë tre muajt e fundit të vitit 2013, me vitin 2014 tre mujorin e parë, po e shihni që edhe grupacioni i atyre që kanë qenë të kënaqur, është në rënie e sipër nga 45 në 43”, tha ai.
Sipas këtij indikatori, pritjet më të larta për punësim, kanë qenë në tre mujorin e parë të vitit 2013, duke shënuar rënie në tre mujorin pasues. Por pritje shumë më optimiste janë në tre mujorin parë të vitit 2014.
Gërxhaliu thotë se edhe përkundër vështirësive, një pjesë dërmuese e bizneseve, bëjnë çmos që ta ruajnë këtë nivel të punësimit, pasi që 60 për qind e bizneseve, presin që punësimi të mbetet i njëjtë. 37 për qind prej tyre, presin që punësimi të rritet në tre muajt e ardhshëm, bazuar dhe në premtimet e dhëna në kampanjën parazgjedhore, gjë e cila rrit optimizmin për një trend, i cili do të jetë më pozitiv.
Nga kjo anal izë del se për rritje dhe krijim të vendeve të reja të punës, duhet të bëhet më tepër,pasi që 60 për qind e të anketuarve, presin dhe shpresojnë që duhet të bëhet me tepër që të kemi përmirësim të kësaj situate. Por e kemi dhe një përqindje, e që është afër 11 për qind, e që është dyfishim pothuajse në krahasim me tre mujoret e fundit të vitit 2013, të cilët presin përkeqësim të situatës.
Ndërsa, lidhur me hezitimin e kompanive gjermane që të investojnë në Kosovë, Gërxhaliu tha se kjo mbetet një çështje mjaftë shqetësuese, pasi që numri i kompanive të interesuara të investojnë në Kosovë, çdo ditë e më shumë po bie.
“Si OEK e kemi një shqetësim, sepse kompani gjermane, kemi pothuajse çdo ditë e më pak. Nuk duhet të jemi krenar nëse themi se e kemi vetëm një kompani e një shqiptari, që ka jetuar në Gjermani dhe prodhon lifta. Neve na duhen kompani dhe brende reputative gjermane, që prania e tyre do të analizohet, jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por nga këndvështrimi psikologjik, strategjik dhe nga këndvështrimi iimazhit. Për fat të keq ne kemi pasur disa raste negative, ku kompanitë gjermane janë zhgënjyer dhe sot janë aktive, qoftë në Maqedoni, qoftë në Serbi, Mal të Zi apo në Shqipëri”, tha ai.
Ndërsa, zëvendës-ambasadori gjerman Matthias Kiessler tha se për stabilitetin e një shteti, zhvillimi ekonomik është i domosdoshëm. Ndërsa, pohoi se zhvillimi ekonomik në Kosovë, bazohet në masë të madhe nga remitencat që dërgohen nga jashtë dhe zhvillimet në disa sektor të caktuar, si sektori i ndërtimeve. “Është bërë shumë në vitet q ë kemi lënë pas, gota është gjysmë e mbushur e jo gjysmë e zbrazur. E kjo ka të bëjë dhe me klimën e investimeve në Kosovë. Si të kemi më shumë kompani gjermane prezente në Kosovë. Për fat të keq kjo ende ndërlidhet në masë shumë të madhe edhe me imazhin që ka Kosova në Gjermani. Është shumë me rëndësi, që të ndërtohet imazhi i përgjithshëm i Kosovës. Investimet gjermane janë rritur në Kosovë, kryesisht duke iu falënderuar lidhjeve personale, që kanë bizneset kosovare me ato në Gjermani. Megjithatë në disa momente me duhet të kthehem nga e kaluara. Çështja e privatizimit të PTK-së dhe çështja e dështimit të këtij privatizimi , është një sinjal i cili mund ti shqetësoj edhe investitorë tjerë. Mirëpo jam i vëmendshëm dhe konsideroj se nga ky pësim, do të mësohet diçka për në të ardhmen”, tha ai.
Kiessler po ashtu e sheh si sinjal pozitiv fushatën parazgjedhore në vend, e ci la kësaj radhe siç tha ai ka qenë shumë më e përqendruar tek zhvillimi ekonomik. Kjo sipas tij, është shenjë e mirë sepse të gjitha partitë politike e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është ekonomia për zhvillimin e një vendi. /Telegrafi/