United Hospital

Shqetësuese rënia e nxënësve në shkollat e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Si shqetësim të drejtorisë, Sinani e ka paraqitur numrin e vazhdueshëm në rënie të nxënësve nëpër shkolla, ku në bazë të statistikave të kësaj drejtorie, që nga 2013 e deri tani më 2015, numri i nxënësve ka rënë për 1400. E gjithë kjo si pasojë e natalitetit, por edhe të largimit nga vendi për të migruar në vende perëndimor, ka thënë drejtori Sinani.

Drejtoria komunale e Arsimit në Viti, në një konferencë të organizuar ka shpalosur punën dhe aktivitetin e saj 9 mujor, si dhe rezultatet dhe sfidat që kanë përcjellë këtë drejtori gjatë kësaj periudhe.

Fillimisht zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka ri theksuar angazhimin e komunës për rritjen e transparencës dhe informimin sa më të mirë të aktiviteteve të Qeverisë lokale përmes konferencave të shtypit me drejtoritë komunale, si dhe ka theksuar angazhimin që ky vit të përfundoj me sukses sa i përket projekteve të nisura.

“Jemi në rrugë të mbarë që të përmbyllim këtë vit me sukses. Konsiderojmë se viti 2015 është viti më i suksesshëm që nga paslufta, sa i përket përparimeve që janë bërë me projektet që po realizohen. Deri në fund vit ne do ti finalizojmë gjitha projektet e nisura dhe të arrijmë të realizojmë planin e paraparë për këtë vit”, ka thënë Aliu.

FIDANISHTJA

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit Qahil Sinani, ka ndarë në 3 fusha punën e bërë të Drejtorisë që udhëheq, edhe atë në rezultatin e arritur në testin e maturës dhe semimaturës, në rivitalizimin e shkollave, si dhe plotësimin e vendeve të lira të punonjësve arsimor.

Si shqetësim të drejtorisë, Sinani e ka paraqitur numrin e vazhdueshëm në rënie të nxënësve nëpër shkolla, ku në bazë të statistikave të kësaj drejtorie, që nga 2013 e deri tani më 2015, numri i nxënësve ka rënë për 1400. E gjithë kjo si pasojë e natalitetit, por edhe të largimit nga vendi për të migruar në vende perëndimor, ka thënë drejtori Sinani.

Rreth rivitalizimit të objekteve shkollore, ai tha se rëndësi iu është dhënë shkollave me kushte më të rënda, ndërkohë që në këtë drejtim ka dhënë kontribut edhe mërgata. Qeveria komunale ka ndarë 74.000 euro ndërsa mërgata ka kontribuar me 72.000 euro që i janë dedikuar rivitalizimit të shkollave, tha Sinani.

Në pjesën e dytë të konferencës, gazetarët parashtruan pyetje në lidhje me aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit, ku njëra ndër pyetjet ishte edhe ajo e shkollës fillore të Pozheranit, për të cilën u tha se do të filloj së ndërtuari në muajin mars të vitit të ardhshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.