Uji Dea

Shqetësuese pjesëmarrja e qytetarëve të Kamenicës në vendimmarrje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit, prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në Kosovë, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve mbi pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe për të marrë pjesë në Seancat e Kuvendit Komunal.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte përfshirja e Organizatave të Shoqërisë Civile, Mediave Lokale dhe Shefave të grupeve parlamentare për të parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve Kuvendit Komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit, prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme.

Eco Higjiena

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandim kryesor i dalë nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, qeverisja komunale, si dhe me një vullnet politik nga ana e partive politike, me një fushatë vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile do të kemi një rritje të dukshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë:anëtarët e kuvendit komunal, qytetar, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.