Eko Higjiena

Shqetësuese pjesëmarrja e policëve në veprat kriminale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të shqetësuar me sjelljet individuale të policëve problematik në veprat e rënda kriminale. Policia duhet njëherë e përgjithmonë të pastrohet nga kjo kategori sepse vë në pikëpyetje besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni shumë delikat për shtetin dhe shoqërinë.

Kur një zyrtar policor merr pjesë në veprat kriminale, në vend se ai të hetoj ose luftojë dukurit e tilla, kjo paraqet shqetësim për qytetarin e rëndomtë. Rasti i fundit ku zyrtari policor del të jetë pjesëmarrës në një rrëmbim tregon qartë se brenda policisë së Kosovës ka ende individ që nuk e kanë vendin aty fare.

Kështu vlerësojnë shumë qytetar të anketuar nga rajonipress. Muharremi një 46 vjeçar thotë se vërtet është shqetësuese dhe e pakuptueshme kur një zyrtar policor involvohet në veprat kriminale. “Mendoj se kjo është e pafalshme për një institucion kaq delikat. Në Gjilan ka ende polic që shërbejnë, por që në fakt kanë dosje kriminale. Ne ende dëgjojmë se si zyrtari policor e rrahu gruan ose bëri gjeste tjera të rënda kriminale. Kjo nuk duhet të tolerohet” shprehet ai.

Mobi Casa

Sinani një student 25 vjeçar thotë se është e rëndë situata kur një polic merr pjesë në gjeste të tilla. “Policia deri tani ka qenë shembull për të mirë, por këto rastet e fundit realisht e zbehin imazhin e kësaj uniforme. Policia vet duhet të distancohet nga kjo kategori” shton ai.

Elezi një punëtor krahu ka një përgjigje edhe më interesante. “Policia duhet të jetë e pastër si loti dhe ata që bëjnë vepra kriminale duhet të marrin dënime të rënda. Policët e tillë duhet të injorohen nga shoqëria dhe duhet të izolohen. Nuk ka tolerime me njerëz të tillë që e dëmtojnë edhe shtetin edhe shoqërinë kosovare” mendon ai./rajonipress/