UBT

Shqetësuese numri i të infektuarave nga virusi Covid-19, u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat dhe të ruajnë shëndetin publik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ( KKMSH), ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt, ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi Covid-19. Rritja e numrit të infektuarve nga ky virus është vlerësuar si shqetësuese andaj u kërkua nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së tij.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se aktualisht në këtë komunë janë të prekur nga ky virus 432 qytetarë kurse të hospitalizuar janë 8 persona. “Fatkeqësisht numri i të infektuarve nga virusi korona është rritur dhe kjo është shqetësuese për të gjithë ne. Kërkojmë nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së sepse kjo është në interesin e shëndetit publik”, u shpreh Haliti.

Ai shprehu edhe ngushëllimet familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus.

Hidromorava

Haliti tha se komuna e Vitisë, është duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor duke marrë edhe masa parandaluese kundër përhapjes së virusit.

Thirrjes për respektim të masave ju është bashkangjitur edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili i cili shtoj se policia e Kosovës në Viti është e vendosur në zbatimin e masave dhe kërkoj nga qytetarët të respektojnë ato se përndryshe ata janë të obliguar të veprojnë sipas ligjeve në fuqi.

Ndërkaq në këtë takim ka marrë sot pjesë edhe Shtatore Hajrizi nga Kryqi i Kuq në Viti, me të cilën është bashkëbiseduar në veçanti rreth ndihmës që po ofron Kryqi i Kuq në qendrën e vaksinimit anti Covid-19 në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.