FITORJA

Shqetësuese ,70 % e pacientëve kërkojnë tretman mjekësor në Shillovë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – dr.Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë thotë se pacientët shqiptarë fatkeqësisht me të madhe po kërkojnë tretman mjekësor në Shillovë të Gjilanit. Kjo është fyerje për shëndetësinë gjilanase dhe atë kosovare thotë ai.

Dr.Xhevat Demiri shef i repartit të infektologjisë tha për rajonipress se mbi 70% e pacientëve gjilanas po kërkojnë tretman mjekësor në fshatin serb në Shillovë. Demiri tha se kjo gjendje pos që është shqetësuese dhe skandaloze është edhe fyerje për shëndetësinë gjilanase dhe atë kosovare.

Demiri tha se kjo po ndodhë për shkak se në spitalin e Gjilanit mungon disiplina,papërgjegjësia profesionale, mungojnë mjetet dhe preparatet mjekësore,mungon terapia adekuate etj.

Uji Dea

Rast konkret Demiri përmend një grua e moshës 40 vjeçare e cila të premten wshtë kafshuar nga gjarpri, derisa jo ka punuar tokën.”Paramendojeni jemi ngritur të gjithë në këmbë për ta gjetur një serum kundër helmit dhe mezi e kemi siguruar. Kjo është e patolerueshme dhe nuk falet “ shton Demiri. Demiri për tërë këtë kolaps në mjekësin kosovare e bënë grumbullimin e shumë problemeve në shëndetësi.

Duke ju referuar situatës epidemiologjike dhe temperaturave të larta Demiri tha se reparti i infektologjisë është i përgatitur profesionalisht,por kuptohet me mungesë të ilaçeve.

Sipas tij pacientët por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes sidomos gjatë përdorimit të ushqimit,ujit të pijes. Demiri tha se më të goditurit vazhdojnë të mbesin ata qytetarë që ndodhen përgjatë ujërave të zeza të cilat sjellin infeksionin njohur si kallja e zorrëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.