RCCOLA

Shqetësohet Blloku

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Liderët e koalicionit paszgjedhor LDK, AAK dhe Nisma janë mbledhur të premten në Kuvendin e Kosovës, ditën kur në fakt është dashur të mbahet seanca konstituive. Por meqë seanca është shtyrë për javën e ardhshme, ata i kanë shprehur haptas kundërshtitë kundrejt vendimit të kryesueses Flora Brovina. Nuk i kanë fshehur as shqetësimet. Kryetari i AAK-së, që njëherësh është edhe i nominuari i Bllokut për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë se secila parti që ka shqetësime mund t’i paraqesë ato edhe në seancë, kështu që, sipas tij, nuk ka pas nevojë për asnjë shtyrje.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, duke thënë se pengesa kryesore për mosformimin e institucioneve mbetet Partia Demokratike e Kosovës. “Është vlerësim yni që është veprim skandaloz i kryesueses dhe është shërbim i radhës që i bën partisë së saj, PDK-së. Pra është veprim skandaloz dhe i pakuptimtë. E vetmja gjë që është pengesë në këtë rrugë është partia – PDK e cila nuk arrin t’i krijojë institucionet sepse askush nuk dëshiron t’i ndërtojë institucionet me të”, ka deklaruar Haradinaj.

Fundamenti

Një hap përtej ka shkuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se Brovina i ka tejkaluar kompetencat që i ka. Por ai është shprehur i sigurt se në secilin variant Blloku i partive të koalicionit i ka votat për t’i formuar institucionet e reja. “Unë besoj që ne e kemi shumicën e votave dhe kjo është me rëndësi për ne. Lista Serbe dhe të tjerët natyrisht që do të vendosin për votat e tyre, por në çdo situatë ne kemi shumicën në parlament dhe në një sistem parlamentar duhet ta dinë të gjithë se vendos shumica”, ka thënë Mustafa…(Tribuna)