RCCOLA

Shqetësimet kryesore të diasporës kosovare

/ 16 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë dekadave, Diaspora e Kosovës ka qenë një element kyç për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë jetës së tyre.

Projekti i ri Diaspora për Zhvillim (themeluar nga DEZA), dhe drejtuar nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim në Kosovë, ka për qëllim të mëtejshëm inkurajimin dhe ndërmjetësimin e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rritjes së cilësisë së jetës – kryesisht nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe përvojës (know-how), si dhe krijimit të stimujve për investime moderne, dhe programeve.

Meqenëse objektivi kryesor i projektit është që të ndjek interesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, IMD në bashkëpunim me Solidar Suisse, do të organizojë një seri të fokus grupeve dhe seminareve me qëllim të të kuptuarit të shqetësimeve kryesore të diasporës tonë dhe gjetjen e metodave të reja për të zgjidhur këto çështje bashkërisht.

Më poshtë ju do të gjeni një listë të temave të cilat janë të mundshme për t’u diskutuar me anë të këtyre fokus grupeve. Megjithatë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të identifikuar më mirë cilat tema ju shqetësojnë më së shumti, në mënyrë që të identifikojmë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Diaspora jonë. Ne ju inkurajojmë që të votoni për temat që janë të paraqitur në sondazhin e mëposhtëm.

Temat e mundshme të seminareve të ardhshme në Zvicër dhe Kosovë

1. Mungesa e të drejtës së votës dhe pjesëmarrjes politike të Diasporës

Rreth 400.000 qytetarë me origjinë në Kosovë, vështirësisht sjellin zërin e tyre politik në vendin e tyre të origjinës. Në reformat aktuale të projekteve të komunave dhe Republikës së Kosovës, ata vështirë se konsultohen.

Ata nuk munden as të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar në një kosto të arsyeshme. Një numër i lartë i procedurave të cilat janë vendosur për votim jashtë Kosovës, të ndjekura nga shumë kërkesa shtesë, si dhe shumë gabime dhe anulime të votave, kanë ndikuar negativisht në interesin e diasporës në pjesëmarrjen politike, dhe Kosova kështu humb një zë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

A e konsideroni zërin politik të kosovarëve jashtë vendit si të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës?

A keni ndonjë ide se si zëri politik i diasporës mund të forcohet dhe a do të donit t’i sillnit ato në në një nga seminaret tona të ardhshme?

2. Sektori i pazhvilluar i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë

Në vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka miratuar ligje të rëndësishme, politika dhe strategji që mbështesin, rregullojnë, menaxhojnë dhe përmirësojnë zhvillimin e sektorit të TIK. Megjithatë, të dhënat e reja të Bankës Botërore tregojnë se zhvillimi i TIK-së në Kosovë është prapa asaj të vendeve tjera të Evropës Juglindore. Sektori i TIK përballet me shumë probleme të tilla si mungesa e një emri domain të nivelit të lartë, importin e sistemeve hardëare dhe softëare, mungesën e të dhënave për sektorin e TIK, aftësi të ulëta të profesionistëve të TIK-ve deri në jo-vetëdijësim dhe mos-përdorim të mjeteve të TIK.

Kjo ka ulur interesin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë.

A e konsideroni sektorin TIK si një sektor potencial kyq të Kosovës, dhe a mendoni se anëtarët e diasporës mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e TIK-ut?

A keni ndonjë ide se si sektori TIK mund të zhvillohet dhe a do të donit të diskutohet per të në një nga seminaret tona të ardhshme?

3. Mangësitë në sistemin shëndetësor

Sistemi shëndetësor në Kosovë ende ka dobësi të konsiderueshme në lidhje me disponueshmërinë, qasjen dhe cilësinë e shërbimeve. Deri më tani jo të gjithë qytetarët janë të siguruar ndaj sëmundjeve dhe aksidenteve. Nuk është e pazakontë nga anëtarët e diasporës dhe qytetarët e Kosovës të marrin kredi për financimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e familjes në Kosovë.

Kjo shpesh çon në borxhe të mëdha dhe tragjedi. Ministria e Shëndetësisë së fundi propozoi në një projekt-ligji një skemë të sigurimit shëndetësor që parashikon një kombinim të të ardhurave tatimore të përgjithshme dhe kontributeve të pacientëve në formën e pagesave premium. Sistemi i propozuar nuk do të mbulojë gjithë spektrin e shërbimeve shëndetësore. Qytetari mund të përfundojë duke paguar çmimin e plotë për disa shërbime që nuk janë parashikuar në paketën bazë të përfitimit.

A e konsideroni sistemin e dobët shëndetësor dhe sidomos mungesën e një sigurimi shëndetësor si një problem të rëndësishëm shoqëror që prek qe të dy: qytetarët e Kosovës dhe diasporën?

A keni ndonjë ide se si diaspora me përvojat e saj në sistemet shëndetësore jashtë vendit mund të kontribuojë në përmirësime në Kosovë, si një sigurim shëndetësor shoqërore të rregullt, dhe a do të donte të ndante atë në një nga seminaret tona të ardhshme?

4. Kujdesi i pamjaftueshëm për të moshuarit

Kosova ende nuk ka krijuar një sistem të kujdesit të mjaftueshëm ndaj të moshuarve. Të moshuarit në Kosovë janë të privuar nga kujdesi ndaj tyre, por e njejta vlen për të moshuarit që jetojnë jashtë vendit të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë në një moshë të vjetër, dhe për këtë arsyje nuk munden. Kjo bën që ata të rrijnë jashtë vendit pa dëshirë.

Përkujdesi ndaj të moshuarve pritet të jetë një problem madhor në Kosovë: Vendi ka popullatën më të re në Evropë, dhe meqenëse shkalla e lindjes është duke rënë shumë që nga lufta, më së voni pas 30 vjetësh numri i të rinjve që kujdesen për një numër shumë të lartë të të moshuarve do të jetë shumë i vogël. Për këtë arsye kujdesi profesional ndaj të moshuarve është dhe do të jetë edhe shumë më i rëndësishëm në të ardhmen.

Format e ndryshme të kujdesit ndaj të moshuarve janë një biznes i lulëzuar diku tjetër, dhe diaspora në vendet perëndimore shpesh ka interes, por edhe eksperienca knoë-hoë përkatëse, aftësi dhe përvoja në kujdesin për të moshuarit.

A e konsideroni një kujdes të përmirësuar ndaj të moshuarve në Kosovë si vendimtar për zhvillimin social dhe a besoni se diaspora mund të kontribuojë në të?

A keni ide se si diaspora së bashku me Kosovën mund të trajtojnë problemin e kualitetit dhe kapacitetit të vogël dhe ando të donte t’i sillte ato në një seminar në të ardhmen?

5. Kosovarët e rinj, shacit, apo?

Lidhja e Kosovarëve të lindur jashtë, shpesh gjenerata e 2-të dhe 3-të e emigrantëve, është bërë shqetësim serioz në Kosovë. Fëmijët dhe të rinjtë kosovarë të lindur dhe rritur në diasporë janë shumë më pak të lidhur me atdheun sesa paraardhësit e tyre; kultura e tyre, aftësitë gjuhësore, arsimi, përvojat dhe interesat ndryshojnë nga ato të të rinjve të rritur në Kosovë.

Konsiderohet si një rrezik i lartë që të rinjtë në diasporë humbin lidhjet me Kosovën, nuk dijnë për kulturën, vendet, interesat e shokëve të tyre në Kosovë, potencialin ekonomik të Kosovës dhe kështu me radhë. Lidhja e pakët anëtarëve të rinj të diasporës gjithashtu do të thotë më pak ‘diasporë për zhvillim’.

A e konsideroni një lidhje më të lartë të të rinjve në diasporë me Kosovën si një çelës për një zhvillim të gjatë dhe të qëndrueshme të Kosovës me lidhje të forta me ‘vëllezërit dhe motrat’ jashtë vendit?

Çfarë duhet të ofrohet nga Kosova për të forcuar lidhjet me të rinjtë jashtë vendit? Dëshironi të ndani idetë tuaja në një nga seminaret e ardhshme?

6. Klimë e dobët e investimeve dhe promocionit

Dërgesat që Kosova merr çdo vit nga diaspora e saj janë një pjesë vitale e ekonomisë dhe cilësisë së përgjithshme të jetës në Kosovë. Shumë familje mbështeten në vetëm anëtarët e familjes që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Kjo është për shkak të shkallës së lartë të papunësisë (43%) në Kosovë dhe klimën e papërshtatshme të investimeve dhe promovimit. Ka shumë njerëz në diasporë të cilët janë të interesuar për të investuar në Kosovë, por shohin shumë pengesa me: sigurinë ligjore, korrupsionin, furnizimin me energji dhe shumë të tjera.

Fundamenti

Nga ana tjetër qeveria ka shkurtuar hapat për regjistrimin e biznesit në mënyrë që të përmirësojë klimën e investimeve në Kosovë. Por a është diaspora mjaft e informuar për procedurat e investimeve dhe potencialeve? A kanë anëtarët e diasporës qasje në informatat relevante?

A e konsideroni një klimë të mirë investimesh dhe një promovim tërheqës të investimeve si çelës për zhvillimin ekonomik të Kosovës?

A keni ndonjë ide se si Kosova mund të bëjë klimën e saj të ivestimeve më tërheqëse për diasporë dhe a do të donit të ndanit atë në një nga seminaret tona të ardhshme?

7. Mungesë e alternativave të qymyrit në stacionet energjetike, mungesë e energjisë efiqiente në shtëpitë-ndërtuese

Pasi që Kosova synon të bëhet një vend anëtar i BE-së në të ardhmen, një prej kritereve të detyrueshme për vendet anëtare të BE-së është që të ketë së paku 20% të energjisë së rinovueshme në përzierjen e saj të energjisë. Sipas një raporti të vitit 2009 mbi “Analizën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe ndikimit të saj në zhvillimin rural në Kosovë”, pjesa e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në konsumin e energjisë elektrike të përgjithshëm në vitet e fundit në mesatarisht (2004-2007) është rreth 2.5 %. Burimet janë termocentrale të vogla të hidro-energjisë.

Këto shifra shprehin qartë një nevojë të rëndësishme dhe potencial për të investuar në burime të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë si një mundësi investimi solid për të ardhmen e afërt. Por edhe në shtëpitë ndërtuese dhe renovim i është kushtuar një vëmendje shumë e pakët masave të kursimit të energjisë për të mirën e mjedisit dhe buxhetit familjar.

A e konsideroni energjinë e ripërtërishme dhe masat e kursimit të energjisë si faktorë të rëndësishëm të një zhvillimi të qëndrueshëm të Kosovës dhe a besoni se diaspora mund të sjellë knoë-hoë që kërkohet dhe interesim për të kontribuar?

A keni ndonjë ide se si Kosova mund t’i ofrojë stimuj diasporës për të kontribuar në investimet në energjitë e rinovueshme dhe masat e kursimit të energjisë, dhe a do të donte të ndante atë me ne, në një nga seminaret tona të ardhshme?

8. Menaxhimi i dobët i mbeturinave

Kosova përballet me probleme të rëndësishme në menaxhimin e mbeturinave, mungesë të legjislacionit modern të menaxhimit të mbeturinave, mungesë dhe kontroll të pamjaftueshëm të krijimit dhe transportit të mbetjeve urbane, indiferencë për reduktimin e mbetjeve urbane dhe rrezikun e saj mjedisor, hedhjen e papërshtatshme dhe të pakontrolluar të mbeturinave si dhe mungesën e riciklimit ose përpunimin e mbeturinave.

Aktualisht është vetëm një fabrikë e vogël në Shtimje e cila merret me riciklimin e plastikës. Qeveria e Kosovës dhe komunat nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kosovarët që jetojnë në diasporë përballen me këtë problem çdo herë që ata vizitojnë Kosovën; në vendin ku ata banojnë përdoret një menaxhim shumë i modernizuar i mbeturinave, vërejtja e dallimeve në Kosovë është e pashmangshme.

Diaspora mund të sigurojë një mbështetje të rëndësishëm në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë me anë të ndarjes së knoë-hoë dhe ekspertizës, si dhe të përfitojë nga mundësitë e investimeve të mundshme që do të lindin në rrugën e modernizimit të menaxhimit të mbeturinave. A e konsideroni një mbështetje të tillë si shumë të rëndësishme?

A keni ndonjë ide se si njerëzit në diasporë dhe në Kosovë mund të zhvillojnë më tej mundësitë, dhe a do të donit t’i ndanit me ne, në një nga seminaret tona të ardhshme?

9. Shpërndarje e pabarabartë e pasurisë trashëgimore për gratë

Përderisa gjysma e popullsisë në Kosovë janë gra, vetëm 8% e grave janë pronare shtëpiake dhe vetëm 2% e grave ushtrojnë të drejtën e tyre për një trashëgimi. Gratë e martuara dhe që jetojnë jashtë Kosovës janë praktikisht të privuara nga pasuria, dhe për këtë nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime trashëgimore.
Diskriminimi i grave në këtë drejtim është një pengesë për zhvillimin e një ekonomie më të drejtuar nga femrat, dhe zhvillimin social në Kosovë. Sipas ligjit të trashëgimisë, meshkujt dhe femrat kanë të njëjtën të drejtë trashëgimore. Megjithatë, tradita ka lënë shenjat e saj në mentalitetin e grave dhe bëri që shumica të heqin dorë nga të drejtat e tyre.

A e keni parasysh pabarazinë e trashegimit të grave dhe burrave si një pengesë vendimtare për një “zhvillim femëror” të Kosovës?

A jeni ju një grua që ka një ide se si mund të përmirësohet situata aktuale për gratë kosovare në dhe jashtë Kosovës në lidhje me të drejtën trashëgimore, dhe a do të donit ta ndanit me ne në një seminar në të ardhmen?

10. Mungesë e të drejtave të grave

Disa të drejta të grave në Kosovë nuk janë në standardin e dëshiruar, gjithashtu edhe në diasporë gratë ballafaqohen me vështirësi në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore. Ne në seminaret e ardhshme do të donim t’i diskutonim me gratë Kosovare në dhe jashtë Kosovës problemet e tyre më të mëdha, dhe të gjejmë mënyra për të kontribuar në një përmirësim të situatës aktuale.

A keni shqetësime të mëdha si grua dhe a do të donit t’i ndanit ato? Ju lutemi siguroni një përshkrim të problemeve kryesore që do të donit t’i diskutonit.

11. Shërbimet komunale të pamjaftueshme për Diasporen (MDLOtë)

Më shumë se 400,000 kosovarë jetojnë jashtë Kosovës, dhe shumica e tyre kanë shtetësi kosovare, prandaj ata kanë nevojë të marrin dokumentacion(ID, pasaporta, certifikata e lindjes), gjë që ata zakonisht e bëjnë kur janë në pushime, respektivisht gjatë kohës verore. Komunat gjithashtu përballen me vështirësi për shkak të një fluksi të lartë të kosovarëve nga diaspora, sidomos gjatë verës, ndërsa kosovarët që dalin jashtë vendit nuk janë të kënaqur me nivelin e mbështetjes që ata marrin nga Komunat e Kosovës.

Institucionet në nivel qendror dhe komunal nuk kanë bërë aq që të forcojnë kapacitetet e tyre për të monitoruar dhe menaxhuar këto çështje. Vetëm komuna e Suharekës ka krijuar Drejtoria e Diasporës brenda shërbimeve të komunës, e cila u duk të jetë shumë e suksesshme dhe mund të përdoret si një model për komunat tjera.

A keni pasur ndonjë përvojë në raport me komunat lokale në Kosovë? A keni ndonjë ide ose komente për të ndarë që do të ndihmojnë në riformimin e mënyrës se si shërbehet diaspora nga shërbimet komunale në Kosovë?

12. Martesa e detyruar

Për shkak të papunësisë së lartë, varfërisë dhe në një farë mase traditave në Kosovë, martesat e detyruara përfaqësojnë një çështje serioze për që të dy: burrat dhe gratë në Kosovë dhe diasporë. Kjo çështje prek kryesisht femrat, por burrat gjithashtu ballafaqohen me martesa të detyrueshme, kryesisht për shkak të arsyeve financiare. Rinia në diasporë janë të detyruar në përgjithësi të martohen me dikë nga Kosova dhe i lejohet pak ose aspak të thonë në këtë aspekt.

Kjo është një çështje shumë shqetësuese meqenëse ajo prek në të drejtat themelore të këtyre meshkujve dhe femrave të reja.

A e dini ndonjë rast të martesës së detyruar brenda rrethit tuaj? A keni ndonjë koment që ju do të donit të ndanit në lidhje me këtë temë?

Sondazh:
Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit për diskutuar rreth temave të cekura më lartë mund të marrin pjesë po ashtu në debatin që do të organizohet gjatë muajit korrik në Zvicër.

Të interesuarit duhet të përcaktohen në grupet e fokusit duke u regjistruar në e-mail adresën: [email protected]

Faleminderit për kontributin tuaj.
Me respekt

Stafi i projektit „Diaspora për Zhvillim“ /Telegrafi/